Shqipëria
38% e vendeve të lira të punës në Shqipëri janë krijuar nga emigracioni

Në Shqipëri, vendet e lira të punës, më shumë se sa nga zgjerimi i ekonomisë, janë krijuar nga hendeku i krijuar në forcën e punës, emigracioni i lartë, sidomos në grupet e reja të popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në anketën e Barometrit të Ballkanit për vitin 2021 gjeti se 38% e vendeve të lira të punës të krijuara në linjat e biznesit ishin nga mungesat, si pasojë e emigracionit.
Theksohet se problemi i emigracionit në forcën e punës është më i mprehtë në Shqipëri dhe në Bosnjë. Në Bosnjë bizneset kanë pohuar se 50% e vendeve të lira të punës janë krijuar nga emigracioni, ndërsa fenomeni mbetet i lartë edhe në vendet e tjera, por më i ulët se në Shqipëri, shkruan monitor.
Shkaku më i fortë për vendet e lira të punës mbetet mungesa e aftësive. 45% e vendeve të lira të punës në Shqipëri janë të tilla si pasojë e mungesës së aftësive në tregun e punës. Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi thanë se 50% e vendeve të lira të punës janë për shkak se nuk gjenden punonjës të aftë.
Një studim i këtij viti nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se në vendin tonë 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt, në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.
Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë, por në një skenar zero të emigracionit, rënia në Shqipëri do të ishte më e ulët.
Sipas të dy skenarëve, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do të tkurret në të gjitha vendet e rajonit deri në vitin 2050.
Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri, 17% në Mal të Zi deri në 35% në Ukrainë.
Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar.
Për Shqipërinë, në veçanti, një skenar i tillë do të ishte shumë i favorshëm: pa migracion, popullsia në moshë pune do të tkurret me vetëm 9%, në vend të 24% si në skenarin e parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri