Shkurt.ch
36 viktima të borës në tre muaj: trefish më shumë se një vit më parë
Njëri ndër shkaqet e numrit të rritur të vdekjeve në male është bora e shumtë që e ka karakterizuar këtë dimër
Në tre muajt e parë të këtij viti, në malet e Zvicrës kanë humbur jetën 35 persona. Ky numër ky është pothuaj trefish më i madh se në tre muajt e një viti më parë, kur ishin regjistruar 13 raste vdekjesh, ndërsa në statistikë nuk janë futur ata që kanë humbur jetën gjatë prillit. Siç bën të ditur Klubi i Alpeve Zvicerane SAC, numrin më të madh të viktimave e përbëjnë skitarët, shkruan srf.ch.
Shumica nga këto 35 viktima kanë pësuar nga orteku, jashtë pistave të shënuara dhe nga rrëzimi.
Njëri ndër shkaqet e numrit të rritur të vdekjeve në male është bora e shumtë që e ka karakterizuar këtë dimër, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ka pasur dukshëm më shumë njerëz që kanë zgjedhur të dalin në male në krahasim me një vit më parë, kur kishte fare pak borë.
Ndërsa shkak tjetër është edhe fakti se një numër i personave që kanë pësuar, nuk kanë qenë sa duhet të përgatitur për shëtitje në male në kushte dimërore.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










