Lajme
36 të rinj nga Kosova, pjesë e projektit për aftësim në Gjermani
Aktualisht 36 të rinj nga Kosova po aftësohen profesionalisht në kompani të ndryshme në Gjermani. Ata janë pjesë e projektit për Aftësim Profesional, që është projekt i përbashkët i GIZ-it gjerman, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.

Ky projekt, i cili nisi në vitin 2017, u mundëson të rinjve të aftësohen në kompanitë anëtare të Unionit në Gjermani, me mundësi punësimi atje apo kthimi në Kosovë me një diplomë kualifikimi.
Kenada Avdiu, përgjegjëse e projektit për aftësim profesional, tregon për KosovaPress se që nga viti 2017, kur edhe ka nisur të implementohet ky projekt, numri i të rinjve që po shkollohen në Gjermani është 36, dhe përfshin profile të ndryshme, si gastronomi, përpunim të metalit, drurit dhe infermieri.
“Projekti po ecën shumë mirë, vështirësi nuk kemi, ngase kemi mbështetje nga Ambasada Gjermane, nga GIZ, Dimak e të tjera institucione. Po ashtu nga Ministria në Kosovë, natyrisht të mos i kishim anëtarët e Unionit të Bizneseve që marrin pjesë ose mbështesin shumë këtë projekt, nuk do ta kishim mundësinë. Deri tash nga viti 2017, i kemi rreth 36 persona të rinj që aftësohen në kompanitë anëtare, projekti përfshin të gjitha profilet, filluar me gastronominë, përpunimin e metalit, përpunimin e drurit, infermierinë e të tjerë”, thotë ajo.
Kriter për të aplikuar për të qenë pjesë e këtij projekti është parashkollimi, dhe personi duhet të jetë i regjistruar si punëkërkues në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Synimi është që fillimisht të rinjtë të kenë një mundësi të shkollimit që nuk e kemi prezent në Kosovë për momentin, kurse për të ardhmen e kemi synimin ta mbështesim Kosovën, ose institucionet në Kosovë që të mundësojnë aftësime të ngjashme, sepse Kosova ka mangësi për profesionistë punëtorë, kemi shumë të diplomuar, por forca punëtore mungon, kështu që duhet pak ndryshim në drejtimin e shkollimit që e kemi në Kosovë”, thotë ajo.
Të rinjtë pastaj kthehen në Kosovë me një diplomë të vlefshme për punë, apo bëhen pjesë e ndonjë kompanie në gjermani.
Projekti është iniciuar në vitin 2017 në Panairin e Punës në Prishtinë, nga GIZ, Ministria e Punës dhe Unioni i Bizneseve, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak