Shkurt.ch
36 kilogramë marihuanë në makinën e çiftit nga Maqedonia
Çifti, së bashku me gjithsej 36 kilogramët e marihuanës së gjetur i është dorëzuar Policisë Kantonale të St. Gallenit
Në vendkalimin kufitar në St. Margrethen, rojet zvicerane të kufirit kanë ndaluar makinën e një çifti nga Maqedonia. Duke e kontrolluar makinën ata kishin nuhatur aromë të fortë marihuane, shkruan tagblatt.ch. Me kontrollimin më të detajuar specialistët e drogës kanë hasur në dy „xhepa“ të improvizuar në dy vende, transmeton albinfo.ch. Kështu, në bagazhin e makinës ata zbuluan një mur të dyfishtë, mbrapa të cilit gjetën pakot e para të drogës. Ndërsa në mbrojtësin e mbrapë (parakolp) ata gjetën pjesën tjetër të marihuanës së fshehur.
Çifti, së bashku me gjithsej 36 kilogramët e marihuanës së gjetur i është dorëzuar Policisë Kantonale të St. Gallenit.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 16 qershor të këtij viti. Por „për shkak të nevojës për të mbrojtur hetimet, informimi është bërë vetëm tash“, thuhet në një komunikatë të rojeve kufitare.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












