Maqedonia
350 mijë franga nga Zvicra për legjislativin në Maqedoni
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili parasheh forcimin institucional të legjislativit dhe rritjen e efikasitetit të punës.
“Avancim të funksionit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit dhe dhënien e mundësisë për qasje përkatëse në punën e tij për qytetarët, organizatat civile, veçanërisht grupe të margjinalizuara, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies së përforcuar”, tha kryetari Xhaferi, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se zbatimi i projektit nis nga 1 korriku dhe do të mbarojë deri në fund të vitin 2019, ku janë planifikuar të shpenzohen 350 mijë franga.
“Ky memorandum do të sigurojë përkrahje teknike dhe institucionale për përpjekje të Kuvendit të nxjerrë ligje më cilësore dhe të shfrytëzojë më mirë resurset publike për nevojat e qytetarëve”, shtoi Xhaferi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









