Maqedonia
Maqedoni: 34 infermierë pritet të ikin për Gjermani, sapo mbaruan shkollën e mjekësisë
Mësohet se tridhjetë e katër infermiere të diplomuara në Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Manastir kanë kërkuar përkthimin e programeve studimore për nevojat për punësim spitale jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, shkruan portali Sdk.mk.
Një pjesë e tyre tashmë kanë shkuar apo janë duke u përgatitur. Mes tyre ka edhe personel mjekësor të diplomuar 15 vjet më parë, disa prej të cilëve nuk arritën të punësoheshin në vend.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm të infermierëve që shkojnë për të punuar jashtë vendit për shkak të kushteve më të mira, pagës, e disa për shkak se nuk janë të punësuar me vite, shkruan “SDK.mk”, përcjell albinfo.ch.
Arsyet kryesore pse të diplomuarit shkojnë për të punuar jashtë janë pamundësia për të gjetur një punë, rrogat e larta jashtë vendit, por edhe kushtet e punës. Këto janë motive të mjaftueshme për të braktisur vendin.
Diplomat e Shkollës së Lartë të Mjekësisë në Manastir, e cila këtë vit feston 35-vjetorin e ekzistencës, njihen në Gjermani dhe vende të tjera, ndaj atje nuk kërkohet nostrifikimi i tyre.
“Ne kemi një status me të cilin shkolla jonë njihet dhe njihet në bazën e të dhënave të universiteteve në Gjermani. Diploma është plotësisht e njohur dhe kjo u mundëson të diplomuarve të gjejnë vendin e tyre në tregun evropian, kryesisht në Gjermani. Ne i përkthejmë gjithnjë e më shpesh ato planprograme, kërkesa të tilla ka gjithnjë e më shumë nga studentët e diplomuar që ata të dorëzojnë dokumentet e tyre në institucionet jashtë vendit ku janë të punësuar”, thotë Prof. Dr. Tanja Jovanovska, drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Mjekësisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














