Lajme

330 policë nën hetime

Policia e Kosovës i ka gjithësie 8458 punëtorë, ndërsa vetëm në vitin 3013, rreth 330 janë hetuar nga Inspektoratit Policor nën dyshimin se kanë shkelur ligjin

Policia e Kosovës është duke kaluar një fazë të vështir, për shkak të përfshirjes së disa policëve nëpër rrjetet kriminale. Sipas statistikave, nga 8500 punonjës policorë sa ka Kosova, 324 prej tyre janë hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përfshirjes nëpër strukturat e krimit të organizuar.

 

Këto statistika që janë publikuar nga Inspektorati Policor, kanë motivuar kryetarin e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi që të akuzoj policinë e Kosovës, në veçanti Njësinë Speciale për përfshirje në vrasje, kontrabandë me njerëz e më dogë.  

 

Ai përmendi disa raste, në mesin e tyre edhe vjedhjen sketakolare në Dhomën e dëshmive në Prishtinë në vjedhjen e arit në Stacionin e Policisë në Pejë. Ai tha se është e pamundur që të vidhen dhjetëra kilogram drogë, para dhe dhjetëra kilogram ari, pa qenë policia e përfshirë në krim.

 

“A mund dikush të besojë se këto vjedhje nuk janë bërë pa lidhjen e pushtetit, pa dijeninë e njerëzve më të mëdhenj të policisë, ministrit e kryeministrit. Nuk kishin mund të bëhen këto veprime në polici”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se ata që thyen këto dhoma janë të lidhur vet me qeverinë.

 

Nga ana tjetër, zyrtarë të Policisë së Kosovës e konsiderojnë deklaratën e Krasniqit si tendencioze ,e cila sipas tyre, ka për qëllim jo vetëm njollosjen e njësiteve të Policisë së Kosovës por dhe të njësive speciale.

Megjithatë, kohëve të fundit siç raporton “Zëri”, disa zyrtarë policorë janë suspenduar pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhë. Rastet e fundit lidhen me pjesëmarrjen e policëve në lojëra të fatit, kontrabandë me qenie njerëzore, ndërsa disa vjet më par ishin Policët e Njësisë Speciale që vunë tritol në qendër të Prishtinës.

 
Megjithatë në bazë të raportit vjetor të Inspektoratit Policor të Kosovës shihet se gjatë vitit 2013 janë evidentuar 8458 punonjës të PK-së. “Në total 328 punonjës kanë qenë subjekt i hetimit të inspektoratit. Te paraqitur në formë përqindjeje kjo i bie që 4 për qind i tërë punonjësve të PK-së ishin nën hetim”, thuhet në raport.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni i cili më së shumti është marrë me individë brenda organizatës.

 

“Ne menjëherë kemi ndërmarrë veprimet tona policore, dhe për këtë mund të them që është institucioni i cili ka larguar punonjës të saj në shifër më të madhe. Kjo dëshmon që ne nuk përjashtojmë askënd duke përfshirë çdo punonjës që është brenda institucionit, por edhe të gjitha ata që janë të involvuar në krim”, ka thënë Kelani.

 

Ndryshe, deri më tani janë gjetur fajtorë disa policë të njësisë speciale që kanë marrë pjesë në atë që ishte quajtur “Rasti Sekiraqa” ku nga shpërthimi i një eksplozivi kanë humbur jetën dy qytetarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

 

Lidhur me shpërthimin në fjalë, Besnik Hasani, pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës dhe Shpend Qerimi, pjesëtar i Njësisë Antidrogë, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga 25 vjet burgim për vepra penale, vrasje e rëndë, lëndim i rëndë trupor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

 

Eksplozivi kishte shpërthyer më 27 shtator 2007 në lokalin “Sekiraqa”, që ndodhet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, nga i cili ishin plagosur edhe njëmbëdhjetë vetë, si Xhelal Sinani, Vigan Zeneli, Liridon Nishevci, Gëzim Syla, Esat Nishevci, Naim Hyseni, Fadil Berisha, Luan Kadriu, Shkëlqim Syla, Milot Kadriu dhe Teuta Kadriu.

 

Dyshimet për kryerjen e veprave të njëjta penale rëndojnë edhe mbi policët Bejtullah Mehmeti (1979), Luan Qerkini (1977), Bekim Suma (1970), Fadil Sadiku (1979), ish policët Arbresh Dalipi (1981) e Mehmet Mehmeti (1975). Të gjithë këta pjesëtarë të ish njësive speciale.