Shkurt.ch
315 miliardë euro për 28 vendet anëtare të BE-së
Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka prezantuar programin gjigant të investimeve prej 315 miliardë eurosh për ekonominë evropiane. Planet e Junckerit shihen si sinjale shprese, por ka edhe zëra kundër.
Qëllimi i paketës gjigante të Junckerit është mobilizimi i investimeve në Evropë në tre vjetët e ardhshëm.
Zemra e projektit gjigant është fondi i ri për investimet strategjike, i cili do të sigurojë projekte infrastrukturore për energjitë e rigjenerueshme, transport, arsim dhe shkencë dhe do të prodhojë shumëfish investime private.
Ky fond do të përbëhet nga 16 miliardë euro nga instrumentet e BE-së dhe 5 miliardë euro nga Banka Evropiane e investimeve.
KE parashikon që 21 miliardë eurot të nxisin investime që janë 15 fish më të larta.
Evropa duhet të kuptojë më në fund që është një “komunitet me fat të përbashkët”, tha Juncker para Parlamentit Evropian.
Ekonomitë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. “Më shumë rritje ekonomike në jug të Evropës, do të thotë më shumë rritje ekonomike edhe për Gjermaninë”, theksoi Juncker.
Megjithatë, sipas evrodeputetit gjerman, Ferber, këto 300 miliardë euro investime u propozuan pa nevojë nga Jean-Claude Juncker. Ndërkohë grupet kryesore parlamentare të Parlamentit Evropian i mbështesin planet e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude.
Kreu i socialdemokratëve në PE, Gianni Pittela, e përshëndeti edhe klauzolën e re për lënien jashtë llogaritjes së deficiteve buxhetore kontributin financiar të vendeve anëtare në fondin e ri të investimit të BE-së.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










