Sport
Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Japoni
Krasniqi, e cila e humbi mundësinë për t’u bërë kampione bote pasi u mposht në gjysmëfinale
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni – pasi e mposhti Laura Martinez Abelendan në luftë për këtë çmim të dielën – e cila është e para për të në një kampionat botëror.
Krasniqi, e cila e humbi mundësinë për t’u bërë kampione bote, pasi u mposht në gjysmëfinale, megjithatë u përkujdes ta shfrytëzojë mundësinë e dytë dhe të fundit për medalje dhe ia doli t’ia sjellë Kosovës të bronztën në kategorinë deri në 48 kilogramë.
23-vjeçarja, kampione e botës në xhudo, por si junior në kategorinë deri 52 kilogramë, e mundi me shumë lehtësi xhudisten spanjolle.
Kosovarja nuk i dha aspak mundësi Abelendanas duke e mposhtur me ippon pak sekonda brenda meçit.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në ditën e parë të Kampionatit Botëror në Japoni.
Krasniqi pati një ditë fenomenale në Japoni sot, duke e kaluar rundin e parë pa luftë për shkak se renditen në top 10-she, ndërsa në rundin e dytë e mundi mongolen Narantsetseg Ganbaatar. Rundin e tretë e kaloi pasi e mundi Julia Figueran e Spanjës.
Kampionia Evropiane U23 në çerekfinale e mposhti Paula Pareton në një luftë të vështirë çerekfinale, para se të ndalej në gjysmëfinale nga kampionia e botës më 2017 dhe numri një i botës në kategorinë deri 48 kilogramë, japonezja Funa Tonaki.
Numri pesë i botës e la pas zhgënjimin që e përjetoi në gjysmëfinale dhe e fitoi medaljen e parë në një kampionat botëror si siniore, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer ndaj xhudistes spanjolle Abelenda.
Në ditët në vazhdim, Kosovën do ta përfaqësojnë në Botëror edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












