Shkurt.ch

3000 raste në vit të trafikimit në Zvicër

Nuk janë vetëm prostitutat të prekura nga trafikimi në Zvicër. Policia zvicerane raporton për 3000 viktima në vit të trafikimit me qenie njerëzore.

Në Zvicër janë qindra njerëz në vit që shfrytëzohen si fuqi punëtore e lirë. Kur flitet për trafikimin nuk janë vetëm prostitutat që shfrytëzohen seksualisht, por edhe punëtorët që detyrohen të punojnë si fuqi punëtore e lirë. Shumë industri janë të prekura nga trafikimi në Zvicër.

Nuk janë vetëm ata që punojnë në industrinë e seksit, por edhe në bujqësi, hoteleri dhe industrinë e ndërtimit.

Boris Mesaric nga Qendra koordinuese kundër tregtisë me qenie njerëzore, tha se shfrytëzimi në punë është karakteristik se punëtorët  janë në një marrëdhënie të detyrueshme pune dhe nuk mund të largohen.

“Trafikimi njerëzor është formë moderne e skllavërisë”, thotë Boris Mesaric.
Policia zvicerane thotë të jenë regjistruar 3000 raste të viktimave të mundshme të trafikimit, ndërsa janë raportuar vetëm 78 raste.