Maqedonia
300 kërkesa në ditë për pasaporta nga mërgimtarët në Tetovë
Nga Policia e Tetovës informuan se në muajin korrik janë parashtruar afër 300 kërkesa në ditë për marrje të pasaportës
Ardhja e mërgimtarëve në Pollog u ka nxjerrë punë edhe njësive për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe identifikimit. Periudha gjatë verës dyfishon punën në këto sportele në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.
Pikërisht gjatë kësaj kohe, janë shumë mërgimtarë që nxjerrin dokumente, kryesisht pasaporta, por edhe dokumente tjera, shkruan gazeta “KOHA” në Maqedoni.
Ndërkaq, jozyrtarisht, për shkak të një defekti në sistem, është punuar edhe me kapacitete më të vogla, ndërsa janë shtuar kërkesat me procedurë të përshpejtuar, sidomos nga ata qytetarë që kanë patur nevojë urgjentisht të udhëtojnë, ndërsa ata me procedurë të rregullt – kanë pritur më gjatë se zakonisht për të marrë pasaportën, përcjell albinfo.ch.
Tashmë pothuajse një vit e këndej janë përmirësuar edhe kushtet e administratës për shkak të rikonstruimit të barakave, ndërsa kanë ngelur pa u rregulluar edhe zyrat e fotografimit dhe marrjes së lejes së vozitjes.
Në njësinë për Punë Administrative në Tetovë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtyre ditëve kur pothuajse ikën të gjithë mërgimtarët, në hapësirat ku dorëzohen kërkesat dhe merren këto dokumente, nuk janë vërejtur radhë të gjata, por ka patur pritje gjatë marrjes së dokumenteve.
Sipas informacioneve jozyrtare, pritjet kanë qenë më shumë se dhjetë ditë. Tashmë situata është normalizuar kur dihet se është periudha që mërgimtarët kthehen në vendet e tyre të punës. Sipas të dhënave nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, në Njësinë për punë administrative në Tetovë gjatë muajit qershor të këtij viti janë parashtruar 1354 kërkesa për letërnjoftime, gjegjësisht nga 64 në ditë.
Në ndërkohë, në korrik numri i këtyre kërkesave pothuajse është dyfishuar ku ka pasur 2356 kërkesa ose mesatarisht nga 107 kërkesa janë parashtruar në ditë, përderisa në gusht janë parashtruar 1704 kërkesa ose 90 në ditë për letërnjoftime, edhe atë vetëm për rajonin e Tetovës.
Nga Policia e Tetovës informuan se në muajin korrik janë parashtruar afër 300 kërkesa në ditë për marrje të pasaportës.
“Sa u përket dokumenteve të udhëtimit, gjegjësisht pasaportave, në qershor janë parashtruar 2815 kërkesa ose mesatarisht nga 140 në ditë, në korrik 6362, gjegjësisht nga 290 në ditë dhe në muajin gusht 3954 kërkesa ose 250 në ditë”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.
Në total, sipas përllogaritjeve, vetëm brenda tre muajve janë parashtruar 5014 kërkesa për marrje të letërnjoftimit nga ana e qytetarëve të Tetovës, në ndërkohë, gjatë tre muajve te verës, duke filluar nga muaji qershor e deri në fund të muajt gusht, janë parashtruar 13.131 kërkesa për marrje të pasaportës.
Njësia për punë administrative Tetovë në këtë kohë ka punuar me dy ndërrime – nga ora 7.00 deri në orën 21.30 minuta dhe kështu do të vazhdojë me qëllim që të plotësoj nevojat e qytetarëve, sidomos në muajt e verës kur numri i kërkesave për letërnjoftime dhe dokumente udhëtimi është më i lartë”, bëjnë të ditur nga Policia e Tetovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













