Shkurt.ch
30 viktima në aksidentet e transportit publik gjatë një viti
Sipas raportit, 21 persona kanë humbur jetën në aksidentet në rrjetin hekurudhor. Viktimat tjera në transportin publik rezultojnë nga aksidentet e tramvajëve, autobusëve dhe trolejbusëve
30 persona kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar në aksidentet në të cilat janë përfshirë mjetete e transportit publik. Ky numër është për një më i madh se ai i vitit 2016. Kështu thuhet në raportin më të ri për sigurinë gjatë vituit 2017, të publikuar sot nga Zyra Federale për Komunikacion (BAV).
Sipas raportit në fjalë, 21 persona kanë humbur jetën në aksidentet në rrjetin hekurudhor. Por duhet theksuar asnjë prej tyre nuk ka qenë pasagjer i trenave. Bëhet fjalë kryesisht për viktima në stacione trenash, që janë goditur nga trenat, për vetëvrasje ose aksidente ku personat janë ngjitur në telat e trenave që përçojnë energji elektrike etj.
Viktimat tjera në transportin publik rezultojnë nga aksidentet e tramvajëve, autobusëve dhe trolejbusëve.
Gjatë po kësaj periudhe kohore, në transportin publik janë regjistruar 135 persona të lënduar rëndë.
Sipas Zyrës Federale për Komunikacion (BAV) Zvicra sa i përket aksidenteve në transportin publik ka një pozicion të mirë në nivelin ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











