Integrimi
30 muaj burg kosovarit që ka harruar dorezën në bankën e vjedhur
Ishte akuzuar për dy plaçkitje të të njëjtës bankë por për plaçkitjen e parë mungojnë dëshmi konkrete që do ta implikonin kosovarin
Kosovari 35 vjeçar, i akuzuar për dy plaçkitje të njëpasnjëshme të bankës së njëjtë (brenda dy muajve) është shpallur fajtor vetëm për plaçkitjen e dytë. Për këtë delikt, Gjykata e Qarkut në Horgen e ka dënuar atë me 30 muaj burg, nga të cilat vetëm 12 muaj vuajtje të burgut efektiv, shkruan tagesanzeiger.ch.
Duke qenë se ai është në mbajtje të burgut tash tetë muaj, atij i mbeten vetëm edhe 116 ditë vuajtje dënimi.
I dënuari i kishte hedhur poshtë me vendosmëri të dy akuzat, por në rastin e dytë i ishte gjetur një dorezë në vendin e plaçkitjes, në bankën Raiffaisen Bank në Adliswil të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Pas analizës së ADN-së, gjurmët në dorezë janë përputhur me karakteristikat e personit të akuzuar.
Për plaçkitjen e parë mungojnë dëshmi konkrete që do ta implikonin kosovarin kështu që ai është shpallur i pafajshëm sa i takon asaj.
Përveç dënimit me burg, kosovari duhet t`i paguajë bankës shumën e parave të vjedhura në plaçkitjen për të cilën është dënuar, pra 38 mijë franga.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













