Kosova
30 ditë paraburgim për dy hakerët kosovarë të kërkuar nga SHBA
Dy qytetarët e Kosovës janë në mesin e 36 personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit
Prokuroria e Shtetit e Kosovës ua ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, të cilët po akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu për mediat kosovare, shkruan albinfo.ch.
Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës, pasi që ishin kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Dy qytetarët e Kosovës janë në mesin e 36 personave ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit.
Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarëve amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










