Shkurt.ch
3 vjeçar dhe “shofer”!
Shëtinë e vogëlushit 3 vjeç e ka ndalur vetëm një gardh në të cilin është përplasur makina e ngarë nga ai
Derisa e ëma po flinte, vogëlushi 3 vjeç nga Wunstorfi, afër Hanoverit në Niedersachsen të Gjermanisë ia vjedh asaj çelësat, shkon te makina dhe ia del ta ndezë atë. Shëtinë e tij e ndal vetëm një gardh në të cilin përplaset makina e ngarë nga picirruku. Ai e kishte ngarë atë nga mbrapa, ka njoftuar policia e Hanoverit.
Duket se, për të vënë në veprim pedalet e gasit dhe të frenave, 3 vjeçari, për shkak të vogëlsisë së tij është ulur i tëri në hapësirën për këmbët e shoferit.
Fqinjët që e kishin parë shoferin e vogël, e kanë nxjerrë atë të palënduar nga makina dhe e kanë dërguar te e ëma. Dëmet që u ka shkaktuar ai veturës, gardhit dhe dy shenjave të komunikacionit arrijnë në 4500 euro.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











