Shqipëria
3 shqiptarë u arrestuan për falsifikim të dokumenteve italiane
3 shqiptarë me karta identeti italiane falso drejt shtetit Anglez
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 3 shqiptarë me karta identeti italiane false, për të kaluar drejt Anglisë.
Në Rinas operacioni i koduar “Destinacioni final” ka bërë të mundur prangosjen e tre personave, të cilët nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe kundrejt përfitimeve financiare ndihmonin shtetas të ndryshëm për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Anglisë.
Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale E. B., 33 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç, të dy banues në Tepelenë, si dhe K. X., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Po ashtu, gjatë kontrollit që iu bë këtyre personave nga Policia e Rinasit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas raportit, thuhet se këta tre shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete të shtetasve të tjerë (italianë), kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Milanos me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar.
Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve që kanë pajisur këta shtetas më dokumente të falsifikuara dhe që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik















