Shkurt.ch
3 nga 10 vendet e lira të punës duhen bërë publike: Përparësi vendësve
Me këtë vendim, qeveria e konkretizon qëndrimin për përparësinë që u duhet dhënë punëtorëve vendorë, të cilin e kishte marrë parlamenti në dhjetorin e kaluar
Qeveria e Zvicrës ka miratuar sot vendimin mbi bazë të të cilit punëtorëve vendës u jepet përparësi në degë të caktuara, në tregun e punës, shkruan sda.ch. Kështu, në rast se në një degë ekonomike shkalla e papunësisë është më shumë se 5 për qind, punëdhënësit në të ardhmen do të jenë të detyruar që t`i shpallin vendet e lira të punës.
Këtë vendim, Këshilli Federal i Zvicrës e ka marrë sot, e premte, në kuadër të angazhimeve të marra për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv. Në këtë mënyrë, qeveria e konkretizon qëndrimin për përparësinë që u duhet dhënë punëtorëve vendorë, të cilin e kishte marrë parlamenti në dhjetorin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në degët e ekonomisë dhe në regjionet me më shumë të papunë, punëdhënësit do të jenë të detyruar t`i njoftojnë vendet e tyre të lira të punës në entet përkatëse për ndërmjetësim të punës (RAV).
Sipas të dhënave të Këshillit Federal, me këtë vendim, detyrimit për paraqitje të vendeve të lira të punës në RAV punëdhënësit do t`i nënshtrohen për 3 nga 10 vendet e reja ose të liruara të punës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, Këshilli Federal për çdo vit do ta vendosë një prag të ri të përqindjes nga arritja e të cilës fillon detyrimi i përmendur për punëdhënësit.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









