Futboll
3 ndeshje, 5 gola nga futbollistët shqiptarë
Arlind Ajeti, Shkëlqim Demhasaj, Bastien Toma dhe Benjamin Kololli shënuan të mërkurën mbrëma
Futbollistët shqiptarë edhe një herë janë treguar shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë në skuadrën ku luajnë, shkruan albinfo.ch.
Në tri ndeshje të zhvilluara në mesjavë, futbollistët shqiptarë kanë shënuar plot pesë gola.
Baseli mundi Luzernin 3:2, ku tre gola erdhën nga futbollistët shqiptarë. Për Baselin nga fillimi luajtën Edon Zhegrova dhe Albian Ajeti, ku Ajeti shënoi për 3:0 në minutën e 47-të, derisa në pjesë e parë u inkuadruar edhe Taulant Xhaka. Për Luzernin dy gola i shënoi sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj, kurse nga fillimi u paraqit edhe Idriz Voca, shkruan tutje albinfo.ch.
Zurichu mundi Thunin me rezultat 3:0, derisa golin e parë e shënoi Benjamin Kololli nga penalltia. Mirlind Kryeziu luajti për 90 për Zurichun.
Sioni mundi Xamaxin me rezultat 1:0, ku golin e vetëm e shënoi mesfushori Bastien Toma, duke i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Toma realizoi në minutën e 90-të.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












