Shkurt.ch
3 firma kosovare ekspozojnë në “Swissbau”, panairi më i madh i ndërtimit në Evropë
"Swissbau" është një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme në industrinë zvicerane të ndërtimit
Nga 12 deri më 16 janar „Swissbau“ hap dyret në Bazel.
Panairi „Swissbau“, sipas organizatorëve, është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë.
Priten të vijnë mbi 100 mijë persona për të parë produktet më të reja të ekspozuara në 140 000 metra katrorë, në katër salla, me rreth 1100 pjesëmarrës.
Në mesin e tyre do të ekspozojnë edhe 3 firma nga Kosova: ELNOR, LESNA dhe SHEHU.
Pjesëmarrja e tyre është bërë e mundur me financimin e Zyrës Zvicerane përmes „Swisscontactit“, projektit PPSE dhe me bashkëfinancim nga USAID-i të projektit „EMPOWER“.
Këto firma do të jenë të ekspozuara me shoqatën e përpunuesve të drurit në Kosovë, të përfaqësuara nga Arieta Vula Pozhegu.
Këto tri kompani do t’i ekspozojnë produktet e tyre të ndryshme, duke ofruar kualitet dhe dizajne moderne.
Firmat kosovare do të jenë prezente me pronarët e tyre dhe pritet që ata të bëjnë lidhje të reja biznesi me kompani zvicerane dhe të huaja.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Janar 2015
- Ora08:30
- Data e përfundimit11 Mars 2026 - 11:46
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












