Shkurt.ch
3.2 për qind ka qenë shkalla e papunësisë gjatë gushtit
Shkalla e papunësisë në gusht ka qenë 3.2 për qind, për 0.2% më e lartë se në gushtin e vitit të kaluar, gjegjësisht në entet për kërkim të punës kanë qenë të regjistruar 142.858 veta
Gjatë muajit gusht në Zvicër është shënuar një rritje simbolike e numrit të të papunëve. Krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, gjatë gushtit 2016 ka pasur një rritje prej 0.2 për qind, njoftojnë autoritetet përgjegjëse, transmeton albinfo.ch. Kështu, shkalla e papunësisë në gusht ka qenë 3.2 për qind, gjegjësisht në entet për kërkim të punës kanë qenë të regjistruar 142.858 veta.
Ndërkohë që shkalla e papunësisë e llogaritur së bashku për të gjitha kategoritë e qytetarëve ishte 3.2 për qind, ajo e të rinjve ishte dukshëm më e lartë, 3.7 për qind. Por, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, përqindja e të rinjve të papunë ka mbetur e pandryshuar.
Te personat mbi 50 vjeçarë shkalla e papunësisë është më e ulët se mesatarja e përgjithshme. Vetëm 2.7 për qind të njerëzve më të vjetër se 50 vjeç janë të regjistruar si të papunë dhe kjo përqindje nuk ndryshon nga ajo e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










