Shkurt.ch
3.2 miliardë franga të harruara në fondet e pensioneve!
Shumica e kontove "të harruara" kanë shuma të vogla parash. Në 160 mijë konto, ato janë më të vogla se nga 3000 franga. Ka qenë vetëm një rast kur i është dorëzuar pronarit shuma prej mbi 1 milion frangash
Paratë që të punësuarit i kanë harruar në fondet e pensionit në Zvicër kanë arritur këtë vit në shumën e përgjithshme prej 3.2 miliard frangash! Bëhet fjalë për shumën e gjithmbarshme të parave nga të gjitha kontot, gjithsej 650 mijë sish, ku janë harruar këto para, shkruan sda.ch.
Kjo shumë paraqet rekord të deritashëm njoftojnë në qendrën që menaxhon me këto mjete, BVG.
“Harresa” e parave në këto konto ndodh nga mosdija ose neglizhenca e të punësuarve, transmeton albinfo.ch. Nëse me rastin e ndërrimit të vendit të punës ata nuk e bëjnë të ditur fondin pensional ku duan t`u dërgohen paratë, këto para më së voni pas dy viteve derdhen në qendrën e përmendur.
Kjo qendër, kur është e mundur, vë kontakt me pronarin e kontos, por në rastet kur ky pronar e ka lëshuar Zvicrën, vendosja e kontaktit bëhet më e vështirë. Sipas BVG në të shumtën e rasteve të parave të harruara kemi të bëjmë me konto të qytetarëve të BE-së, të cilët e kanë lëshuar Zvicrën para se të pensionoheshin.
Shumica e kontove me para të harruara kanë shuma të vogla parash, nganjëherë edhe shuma minimale, me qindarka, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në 160 mijë konto, shumat e harruara janë më të vogla se nga 3000 franga.
Këtë vit ka qenë vetëm një rast kur është gjetur dhe i është dorëzuar pronarit një shumë e harruar prej më shumë se 1 milion frangash.
E drejta për të marrë paratë e harruara shuhet në moshën 100 vjeçare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












