Lajme
26 mërgimtarë të lënduar në aksidentin e Kroacisë, u liruan nga spitali
15 vazhdojnë të trajtohen në spitalet e Kroacisë
Bëhet e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, se deri tani 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci janë liruar nga spitali, ndërsa 16 të tjerë vazhdojnë të trajtohen, transmeton albinfo.ch.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’u ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.
Lexoni të plotë postimin e Mehajt:
“Të dashur qytetarë,
Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia.
Atasheu ynë, kolonel Hoxha, gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë.
Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital, nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë.
Të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’u ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga aeroporti i Osjekut.
Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve.
Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë.
Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë, të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët.
Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë!”, shkruan Mehaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











