Lajme
25 tonelata ndihma zvicerane, në rrugë drejt Ukrainës
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme. Furnizimet destinohen për popullsinë ukrainase në Ukrainë dhe në vendet fqinje
Zvicra ka nisur ndihmat e para për popullin e Ukrainës. Bëhet fjalë për 25 tonë ndihmash, të cilat janë ngarkuar në një avion mallrash, i cili është nisur drejt Varshavës, Poloni.
Në këtë dërgesë përfshihen ilaçe dhe tenda familjare të pajisura me dyshekë, thasë gjumi, batanije, ngrohës, enë gatimi dhe bombola uji, transmeton albinfo.ch.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA). Furnizimet e ndihmës janë të destinuara për popullsinë ukrainase në Ukrainë dhe në vendet fqinje.
Sipas EDA-së, të mërkurën do të pasojë një kolonë ndihme e përbërë nga gjashtë kamionë të ngarkuar me materiale mjekësore, e cila vihet në dispozicion nga farmacia e ushtrisë e Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (VBS), transmeton albinfo.ch. Këto përfshijnë defibrilatorë, ventilatorë, maska higjienike, mantela kirurgjikale dhe kostume mbrojtëse mjekësore.
Ndihma Humanitare Federale, e cila është e bazuar në EDA, po ndërton një qendër për furnizimet zvicerane të ndihmës në Poloni, të destinuar për ukrainasit. Kjo synon të lehtësojë dërgesat e ardhshme në Ukrainë dhe në zonën kufitare në Poloni ose edhe vende të tjera të mundshme fqinje.
Dërgesat e ndihmave shoqërohen nga punonjës të Njësisë Zvicerane të Ndihmës Humanitare (SKH).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













