Kosova
25 mijë kosovarë punojnë nëpër kompanitë amerikane
Kompanitë amerikane që operojnë në Kosovë marrin mbështetjen e Ramush Haradinaj. Këto kompani kanë të punësuar 25 mijë kosovarë, ndërsa qarkullimi vjetor i tyre është rreth 2.5 miliardë euro
Më shumë se 25 mijë kosovarë punojnë nëpër kompanitë amerikanë që janë të akredituara në Kosovë, ndërsa qarkullimi i mjeteve të këtyre kompanive sillet rreth 2.5 miliard euro. Kështu u tha sot në një takim që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi me përfaqësuesit e disa prej kompanive amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës.
Haradinaj këtyre bizneseve u ofroi mbështetje institucionale.
Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane, dhe e cila ofron një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane si dhe atyre evropiane.
Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.
Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës. Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Kryeministri falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën e tyre dhe theksoi se do të fokusohet në inkurajimin e tregtisë dhe prodhimit, si dhe investimeve. Kryeministri i ftoi për partneritet të mëtutjeshëm dhe i siguroi mbështetje të plotë nga ana e tij.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










