Shkurt.ch
243 të vdekur në trafikun rrugor, 10% më pak se një vit më parë
Ndërsa krahasuar me mesataren e viteve 2009-2013, në vitin 2014 është shënuar një rënie e theksuar e numrit të viktimave në trafik, plot 24%

243 persona kanë gjetur vdekjen gjatë vitit 2014 në aksidente të trafikut dhe ky numër është për 26 (ose për 10%) më i ulët se ai i një viti më parë. Ndërsa krahasuar me mesataren e viteve 2009-2013, në vitin 2014 është shënuar një rënie e theksuar e numrit të viktimave në trafik, plot 24%
Në 17.803 aksidente të ndodhura gjatë vitit të kaluar, 4043 persona janë lënduar rëndë dhe 17.478 kanë marrë lëndime të lehta. Edhe në këto kategori, siç njofton Zyra Federale për Trafikun Rrugor (ASTRA) është shënuar një rënie: në krahasim me vitin 2013, dy për qind ndërsa me mesataren 2009-2013, tetë për qind. Sipas zyrës në fjalë, përmirësimet teknike të bëra në automjete kanë meritën më të madhe për ngritjen e nivelit të sigurisë.
Por ndryshon trendi sa u përket të lënduarve në aksidentet me biçikletat elektrike (E-Bike). Gjatë vitit 2014 kanë pësuar lëndime të rënda 145 ngasës të këtyre biçikletave, ose 31 më shumë se një vit më parë.
Ndërsa edhe më i madh është numri i viktimave të aksidenteve me biçikleta klasike 29 çiklistë kanë humbur jetën në aksidente gjatë vitit 204 ose 12 më shumë se një vit më parë.
Nga ana tjetër, gjatë vitit të kaluar kanë vdekur 43 këmbësorë, që është numri më i vogël prejse mbahen shënime, ose për 38 për qind më pak se mesatarja e viteve 2009-2013.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri