Integrimi
24-vjeçari akuzohet për vrasje
Kosovari 24-vjeçar “pa letra” do të paraqitet sot para gjykatës për vrasjen e një kosovari 32-vjeçar në shkurt 2011 në Neuchâtel.
“Ata kishin dalë për t’u argëtuar dhe u kthyen me duart e lara në gjak”, komenton gazetari i “20 Miutes”. Bëhet fjalë për natën e 24-25 shkurtit 2011, kur disa kosovarë grinden me një burrë po ashtu kosovar (32-vjeçar) brenda klubit të natës “Highlander” në Neuchâtel.
Meqë situata po përkeqësohej, sigurimi i diskotekës i nxjerr përjashta. Me të dalë në rrugë theret me thikë kosovari (32-vjeçar) me letërnjoftim serb. Ai vdes para diskotekës në fjalë. Të katërtit ikin menjëherë para se të arrestohen me vonë nga policia.
Goditja fatale supozohet të jetë dhënë nga një kosovar 24 vjeç, i cili jeton ilegalisht në Zvicër. Ai është akuzuar për vrasje, rrahje, dhunë dhe tentativë kërcënimi kundër autoriteteve dhe zyrtarëve. Të tre të pandehurit e tjerë janë dy vëllezër po ashtu kosovarë, si dhe një zviceran dhe janë të akuzuar për përleshje si dhe për pjesëmarrje në vrasje dhe rrahje.
I hapur të mërkurën, gjykimi do të vazhdojë së paku deri të enjten.
Shkrimi albinfo.ch në lidhje me këtë rast: Vritet pasi ia shkelë këpucën
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










