Kosova
23 të shëruar dhe 7 të prekur me Covid-19 në Kosovë
Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me SARS-CoV-19 janë konfirmuar 7 raste.

Është bërë e ditur se sot, më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, shkruan albinfo.ch.
Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 7 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.
Sot, më 17 maj 2020, janë shëruar edhe 23 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 17 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.770.160 raste të COVID-19 dhe 314.530 raste të vdekjes. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë