Lajme
23 profesionistë shëndetësor në Gjakovë të infektuar me COVID-19
Spitali i Gjakovës ka publikuar raportin 24-orësh ku raportohet për gjendjen e pacientëve që janë duke u trajtuar me COVID-19.
Sipas këtij raporti, gjithsej 57 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, po ashtu siç thuhet në raport gjithsej 30 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa pesë janë në CPAP maskë.
Nga stafi i mjekësor në raport thuhet se me COVID-19 janë pesë mjekë, 15 infermierë dhe tre persona nga stafi mbështetës.
Në fund, nga Spitali i Gjakovës në raportin 24-orësh, kanë bërë apel për qytetarët që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse COVID-19.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













