Lajme
2,278 raste të reja me Covid në Austri
Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Austria ka 379,071 infektime, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se situata është e mirëmenaxhuar dhe ka një ulje të madhe të infektimeve, veçmas në muajin dhjetor të vitit 2020 dhe në këtë fillm viti 2021.
Referuar të dhënave të fundit, në Austri ka 21,002 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa, në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 2.278 raste të reja me Covid.
Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet. Gjatë kësaj jave në këtë shtet janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 95%.
Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë 3,871,527 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025











