Integrimi
21% të pasaportave zvicerane në duart e kosovarëve
Numri më i madh (21%) i personave që kanë fituar pasaportën ose zvicerane në qytetin e Lucernit gjatë vitit 2014 kanë qenë me prejardhje nga Kosova
Vitin e kaluar në qytetin e Lucernit 312 të huaj kanë marrë shtetësinë, gjegjësisht pasaportën zvicerane. Ky numër është për 14 më i madh se ai i një viti më parë.
Para komisionit për natyralizime në kuadrin e qytetit, vitin e kaluar kanë qenë në pritje 476 kërkesa, që është më pak në krahasim me vitin 2013 kur kanë qenë 490 sish.
Ky numër madje u ik dukshëm atyre që vijnë me radhë në këtë listë.
Kështu, kosovarët përbëjnë 21% të numrit të përgjithshëm të të natyralizuarve, shkruan gazeta Neue Luzerner Zeitung (NLZ). Në vendin e dytë janë gjermanët me 9% e të tretin me përqindje të barabartë, nga 8 për qind e ndajnë kroatët, italianët, serbët dhe srilankezët.
Mosha mesatare e personave që kanë fituar shtetësinë zvicerane në Lucern gjatë vitit 2014 ka qenë 28 vjeçare, transmeton albinfoc.ch. Vetëm në pesë raste ka ndodhur që të refuzohen kërkesa, me pretekst të mosnjohjes së gjuhës së vendit, shkeljes së ligjit ose integrimit të mangët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











