Shkurt.ch

21 milionë njerëz punojnë kundër vullnetit të tyre

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerëson se të ardhurat vjetore, që gjenerohen përmes punës së detyruar në mbarë botën, shkojnë në 150 miliardë dollarë

Gati 21 milionë njerëz në botë janë të detyruar të punojnë kundër vullnetit të tyre. 
 
 Shifrat janë tri herë më të larta në krahasim të dhënat e fundit. 
 
 “150 miliardë dollarë fitim nga 21 milionë vetë të detyruar për punë, ka shumë vende në botë popullsia, e të cilave dhe produkti i tyre i brendshëm bruto nuk i arrin shifra të tilla. Kemi pra një komb të madh njerëzish të fshehur, për të cilët nuk flitet sa duhet dhe në këtë pikë duhet të bëjmë diçka.”, ka thënë Corinne Vargha nga ILO.
 
90 për qind e atyre, që bëjnë punë të detyruar, punojnë në sektorin privat, kurse 10 për qind detyrohen të bëjnë punë të tillë në shtete të caktuara. 
 
Nga këto 90 për qind, 22 për qind janë viktima të shfrytëzimit seksual. Të tjerët janë të detyruar të punojnë në bujqësi, ndërtim, miniera, fabrika, ose në shtëpi private. 
 
Prej prostitucionit të detyruar në mbarë botën gjenerohen rreth 99 nga 150 miliardë dollarët amerikanë, që gjenerohen në vit përmes punës së detyruar. 
 
Kjo lidhet kryesisht me faktin se pjesa më e madhe e fitimeve shkon direkt në xhepat e njerëzve, që detyrojnë të tjerë për prostitucion.
 
Dy të tretat e punës së detyruar në sektorin privat . Nga perespektiva  e shumës së fitimeve nga puna e detyruar dhe numrit të viktimave për 1000 banorë, ky fenomen është mjaft i përhapur në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. 
 
Kjo lidhet me faktin se në Evropë vlera e punës në përgjithësi është e lartë dhe prandaj puna e detyruar është kaq fitimprurëse. Përhapja e punës së detyruar në Evropë ka si shkak edhe lëvizjet ilegale të migrimit për punë në këtë kontinent, rezultati i të cilave është që shumë vetë përfundojnë në fund që të bëjnë punë të detyruar.
 
ILO bashkëpunon me sindikatat, politikën dhe përfaqësitë e punëdhënësve për t’i vënë fre sa më mirë punës së detyruar. 
 
“Fillimisht duam të mbyllim shtegun ligjor, që ekziston aktualisht në të drejtën ndërkombëtare. Ne kemi dy konventa ndërkombëtare mbi punën e detyruar. Megjithatë këto norma dhe standarde janë nga koha, kur kishte ende koloni. Në fund shpresojmë se do të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare, që të mbyllet shtegu ligjor në të drejtën ndërkombëtare”, thotë për Dë Corinne Vargha. 
 
Ajo beson se në rast se do të ketë vullnet politik do të mund të gjehen edhe mjete më të mira për luftuar praktikat e punës së detyruar.
 
Javën e ardhshme në një konferencë do të diskutohet  për instrumente të reja, me të cilat mund të vihet nën kontroll puna e detyruar.