Futboll
Kukësi vazhdon suksesin në futboll
Suksesi i Kukësit me kualifikimin për në raundin e dytë eliminator të Champions League është një sukses sa sportiv aq edhe financiar. Tashmë, skuadra nënkampione e vendit, pas elimimit të Valetës, do të përballet me Karabakun e Azerbajxhanit, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja e parë do të luhet më 25 korrik në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht në Baku të Azerbajxhanit. Gjithsesi, tashmë shanset për të vazhduar aventurën europiane për Kukësin janë më të mëdha dhe në rast eliminimi nga skuadra azere, ekipi i Armando Cungut do të kalojë menjëherë në raundin e tretë të Europa League.
Llogaritë sportive në evenimente të tilla shoqërohen me faturat që për futbollin tonë mund të konsiderohen deri diku të majme. Me kualifikimin për më tej, skuadra e Kukësit do të përfitojë rreth 540 mijë euro deri më tani. Një shifër e tillë, në bazë të deklarimeve të presidencës për shpenzimet vjetore, është gati gjysma e buxhetit për skuadrën e Kukësit.
Ndërkohë, edhe Laçi në Europa League ka një faturë të ngjashme për suksesin e arritur një ditë më parë kundër qipriotëve të Anorthosit. Kurbinasit, sipas shpërblimeve të publikuara nga UEFA, do të mund të përfitojë deri më tani rreth 460 mijë euro. Gjithsesi, deri në përfundim të eliminatoreve për klubet shqiptare do të ketë një përllogaritje përfundimtare, ku shtohen disa bonuse ekstra nga UEFA në varësi të paraqitjes së tyre.
Laçi, ndeshjen e raundit tjetër do ta luajë me skuadrën norvegjeze të Moldes, më 26 korrik në trasnfertë dhe më 2 gusht në Shqipëri./TCH
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











