Bota
202 sulme mbi qendrat e azilit në Gjermani
Një numër i tillë që sivjet është shënuar brenda 6 muajve, ka qenë regjistruar në vitin 2014 për 12 muaj!
Gjatë muajve të fundit ka shënuar një rritje të madhe numri i sulmeve në qendrat e banimit të azilkërkuesve në Gjermani. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qe nga fillimi i vitit janë regjistruar 202 delikte. Në 22 nga këto sulme është ushtruar edhe dhune fizike.
Një numër i tillë ka qenë regjistruar në vitin 2014 për 12 muaj!
Në Gjermani parashihet që deri në fund të vitit të kërkojnë azil rreth 450 mijë veta, numër ky që është më shumë se dyfishi i atij të vitit 2014, bëjnë të ditur mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.
Nisur nga serioziteti i situatës lidhur me sulmet në qendrat e azilit, grupi parlamentar i SPD-së në Bundestag ka kërkuar nga njësitë federale që të sigurojnë prezencë më të madhe të policisë para qendrave të përmendura.
Nga ana tjetër CDU thotë se më shumë rëndësi ka që kriminelët të kapen shpejt.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









