Lajme
2016-a nis me tri viktima në trafik
Tre qytetarë kanë humbur jetën në Shqipëri në komunikacion, në mesin e tyre një polic, ndërsa në Kosovë 17 veta janë lënduar nga mjetet piroteknike
Të paktën tre qytetarë kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në aksidente të ndara në Republikën e Shqipërisë, në prag të ndërrimit të moteve. Pas mesnatës ka humbur jetën një 17-vjeçar, i cili po udhëtonte me një motoçikletë në aksin Fier-Shegan, ndërsa në Pogradec një tjetër i ri ka humbur jetën pasi makina “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga.
Në Tiranë, po ashtu në rrethrrotullimin e Saukut, ka humbur jetën një punonjës policie që është përplasur nga një automjet, kurse një aksident tjetër automobilistik ka ndodhur në Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit, ku për pasojë 4 të rinj janë plagosur rëndë.
Këto viktima e kanë zbehur festën e vitit të ri në Shqipëri.
Ndërsa në Kosovë, nuk është raportuar për viktima, derisa Policia e Kosovës tregon për 17 të lënduar nga mjetet piroteknike. Sipas medieve në Prishtinë, janë 17 qytetarë që kanë kërkuar ndihë nga emergjenca mjekësore, pasi janë lënduar gjatë ndezjes së mjeteve piroteknike. Shumica prej të lënduarve kanë qenë fëmijë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













