Sport
2:0, Zvicra mund Slloveninë si mysafire
Nga shqiptarët luajtën Xhaka, Shaqiri dhe Behrami. Xhemajli zëvendësoi Shaqirin në min.75. Mehmedi në bankën e rezervistëve
Në një ndeshje gjatë të cilës Zvicra ishte superiore, kombëtarja zvicerane ka fituar me rezultatin 2 mne 0 ndaj Sllovenisë. Ka qenë kjo ndeshja e parë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të futbollit që do të mbahet në vitun 2014 në Brazil.
Golin e parë për Zvicrën e ka shënuar Granit Xhaka në minutën e 20, nga një gjuajtje me këmbë të majtë.
Pas këtij goli, skuadra sllovene pati një fazë epërsie, në përpjekje për të ndryshuar rezultatin, dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes zviceranët megjithatë treguan se janë skuadër më e mirë. Me një lojë jo shumë spektakulare, lopjtarët e Hitzfeldit e patën relativisht lehtë të ruanin dhe të avanconin epërsinë. Kështu në minutën 51 Inler , kapiteni i Zvicrës shënoi një gol të bukur nga 30 metra largësi. 2 me 0 për Zvicrën.
Veç Xhakës dhe Inlerit, ishte edhe Behrami ai që u dallua, ndërsa Shaqiri, krahas disa aksioneve të bukura, nuk pati shumë mundësiu të tregonte klasin e tij, pasi që gjithë kohën ishte i “mbuluar” nga lojtarët kundërshtarë që dinin të tregoheshin edhe të ashpër.
Në minutën 71 njëri ndër lojtarët më të mirë, Barneta u dënua me kartonin e dytë të verdhë me çka u desh të përjashtohej nga loja. Një dënim i dyshimtë, por sidoqoftë, Zvicra u detyrua të vazhdonte ndeshjen me 10 lojtarë ndërsa ndeshjen kundër Shqipërisë Barneta do të mungojë .
Në këtë ndeshje, nga shqiptarët luajtën Xhaka, Shaqiri dhe Behrami. Xhemajli zëvendësoi Shaqirin në min.75. Mehmedi mbeti në bankën e rezervistëve.
Në të njëjtën kohë, kombëtarja shqiptare në Tiranë ka mposhtur përfaqësuesen e Qipros me rezultat 3:1. Golin e parë e shënoi Armando Sadiku në minutën e 36. Në vazhdim Qipro barazon. Pjesa e parë përfundon 1:1.
Dy golat në vijim i kanë shënuar Qani dhe Bogdani në minutat 84 dhe 87. Goli i Bogdanit ishte veçanërisht i bukur.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











