Kosova
20 vjet pas krimeve mizore, pak serbë të dënuar
Disa nga masakrat më të mëdha në Kosovë kanë ndodhur pikërisht pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, në mars të vitit 1999.
Terrorizimi i civilëve u shtua nga 25 marsi, një ditë pasi Aleanca Veri-atlantike intervenoi ushtarakisht ndaj forcave serbe të Sllobodan Millosheviqit, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Masakrat në Suharekë, Krushë e Gjakovë janë vetëm disa prej tyre, ku qindra civilë u vranë nga ushtria serbe.
Por, për këto krime mizore të forcave serbe ka pasur pak dënime e gjykime, veçanërisht në Serbi.
Deri tash, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, 60 serbë janë dënuar për krimet e luftës në Kosovë.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë kohës së luftës, janë vrarë 13 mijë e 535 persona, ndërsa të pagjetur janë edhe 1 mijë e 640 persona.
Vetëm shoqata “Thirrjet e Nënave” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale, qindra materiale për personat e përfshirë në krime në Kosovë dhe ndaj shumë prej tyre ka bërë edhe kallëzime penale.
Në Prokurorinë e Shtetit kanë konfirmuar se këto materiale janë duke u shqyrtuar dhe hetuar.
“Kjo prokurori është duke zhvilluar hetime edhe në raste të tjera të shumta për krime të luftës, të trashëguara nga EULEX-i, si dhe, sipas kallëzimeve penale të pranuara pas transferimit të kompetencave te prokuroria vendore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












