Lajme
20 tonë ndihma për më të varfrit në Kosovë
Destinacioni i fundit i marshutës prej 2100 kilometrash të organizatës humanitare "Familien in Not" është Shtimja
Kryetari i shoqatës «Familien in Not» (Familjet në nevojë) Georg Wingler dhe ndihmësja e tij Doris Schröder janë nisur me 20 tonë ndihma për rrugë të gjatë, ditën e dytë pas Krishtlindjes. Destinacioni i fundit i marshutës së tyre prej 2100 kilometrash është Shtimja, një komunë e vogël në mes të rrugës Prishtinë Prizren.
Ata kanë grumbulluar ndihma të ndryshme nga rrethina e Gütersloch-ut, për t`ua dërguar “më të varfërve në mesin e të varfërve”, shkruan dieglocke.de. Veshmbathje dimri, mobile shtëpiake por edhe dritare, dyer dhe kaloriferë për pajisjen e shtëpive që janë ndërtuar në kuadër të projekteve të shoqatës.
Sigurisht, në kamion kanë zënë vend edhe pakot me dhurata që fëmijët nga kopshtet dhe shkollat e qarkut Gütersloch i kanë dhuruar si befasi të Krishtlindjes për fëmijët që jetojnë në kushte të mjerueshme në fshatra, transmeton albinfo.ch.
Por jo vetëm kaq: Në kuadër të këtij transporti, po dërgohen edhe orendi shkollore dhe material tjetër shkollor për shkollat fillore, profesionale dhe teknike në Kosovë.
Ndarjen e drejtë dhe të lorientuar sipas nevojave do ta bëjnë Georg Winkler dhe Doris Schröder së bashku me organizatat homologe mike në Kosovë.
Pjesë e aksionit, krahas dy të përmendurve ishin edhe Milaim Dugolli, Selami Jashari, Valbone Gash, Leon dheLudger Bakenfelder.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











