Shkurt.ch

20 refugjatë mund të studiojnë në Universitetin e Cyrihut

Universiteti i Cyrihut ka ofruar një mundësi për refugjatët për t’i përmbushur kërkesat e tyre për studime në Zvicër.

Për herë të parë refugjatët mund të ndjekin semestrin në Universitetin e Cyrihut. 20 tç rinj nga Siria, Afganistani, Eritreja, Irani, Çeçenia, territoret palestineze dhe nga Zimbabveja janë të lejuar të marrin pjesë në semestrin pranveror 2017, si një auditor i ligjëratave të tyre të zgjedhura.

Refugjatët më shumë kishin shprehur interesim për të studiuar ekonominë, gjuhën angleze, biologjinë dhe drejtësinë, siç thuhet në një deklaratë të Universitetit të Cyrihut.

20 studentët e pranuar kanë përfunduar një kurs studimi tashmë në shtëpi. Semestri provues do të mundësojë që refugjatët të njihen nga afër me kushtet në një universitet zviceran.

Studentët më pastaj do të marrin një kurs të rregullt, duke u regjistruar dhe duke respektuar kushtet që vlejnë për të gjithë studentët.