Shkurt.ch

20 ankesa drejtuar transmetuesit publik

Instancës së Pavarur të Ankesave (UBI) lidhur me Radiotelevizionin Publik të Zvicrës i kanë arritur gjatë vitit 2014 20 ankesa të reja. Ashtu sikurse edhe një vit më parë, këto ankesa kishin të bënin ekskluzivisht me emisionet e transmetuesit publik, SRG.

Sipas komunikatës së UBI-t, në nëntë raste ankesat kanë pasur të bëjnë me emisionet e televizionit SRF në gjuhën gjermane. Katër ankesa janë drejtuar kundër  emisioneve të radios SRF. Radiotelevizioni zviceran në gjuhen frënge (RTS) ka qenë objekt i pesë ankesave ndërsa ndaj televizionit në gjuhën italiane (Kantoni Ticino) është ushtruar vetëm një ankesë.

UBI, ashtu sikundër një vit më parë, edhe në vitin 2014 ka miratuar gjithsej dy nga ky numër ankesash. Në një rast bëhet fjalë për një emision të radio SRF që trajtonte tërheqje e koncernit të naftës Weatheford. SVP me atë rast kishte ushtruar ankesë pasi që kjo tërheqje ishte vënë në lidhje me iniciativën kundër migracionit masiv.

Rasti i dytë i ankesës së miratuar kishte të bënte me një emision të RTS në lidhje me konfliktin në Siri. Në të dyja rastet UBI ka konstatuar shkelje. Me rastin e 30 vjetorit të ekzistimit UBI ka publikuar një doracak të titulluar “Ndërmjet lirisë mediale dhe mbrojtjes së publikut”.