Integrimi
2 vjet burg për ish boksierin kosovar që ka rrahur policin
Kosovari 29 vjeçar E.B me banim në kantonin Vaud, ish kampion bote në kickbox për amatorë në kategorinë e rëndë ishte i njohur me emrin luftarak “Mister K.O”. Por ai është bërë i njohur në regjion edhe për përleshjet e tij jashtë ringut.
Për një nga këto përleshje ndaj tij është zhvilluar një proces gjyqësor në Lozanë.
Siç shkruan gazeta 20minutes, në dhjetorin e vitit 2011 Mister K.O. e kishte rrahur në një diskotekë një polic (që kishte qenë në kohë të lirë aty). Pasi ia kishte thyer nofullën, ai e kishte goditur gjatë policin me grushte dhe me shqelma edhe pasi që ky i fundit ishte rrëzuar . Sipas dëshmitarëve, bëhet fjalë për një skenë të “dhunës së egër”, ndërsa viktima thotë para gjyqit se edhe tash, katër vite më vonë ka një pllakë metalike në nofull.
Ndërsa E.B. i pyetur nga trupi gjykues ka thënë se polici në fjalë në diskotekë i kishte kërkuar kokainë dhe pastaj e kishte kërcënuar duke ia drejtuar pistoletën në fytyrë. Kështu, sulmi sipas tij është bërë në vetëmbrojtje, transmeton albinfo.ch. Por trupi gjykues nuk e ka konsideruar të besueshëm versionin e tij. Sipas tij polici ka qenë me bluzë me mëngë të shkurta dhe nuk ka pasur mundësi të ketë pasur revolver me vete.
Sidoqoftë, E.B., ish boksieri iu cili tash drejton një firmë për transport parash ka kërkuar falje . “Nuk kam dashur ta lëndoja”, ka thënë ai.
Megjithatë, gjyqi i ka shqiptuar kosovarit (të dënuar edhe më parë) me 2 vjet burg, njërin prej të cilëve burg efektiv. Në burg është po ashtu edhe vëllai tij, i cili është tash tre vjet në burg për vrasje.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









