Maqedonia
2-vjeçarja shqiptare nga Maqedonia mbytet në një lumë në Itali
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës në Itali.
Është bërë e ditur se një vajzë dyvjeçare me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mbytur pasditen e djeshme në një lumë në Itali, përcjell albinfo.ch.
Siç raportojnë mediet italiane, një vajzë dyvjeçare me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, është mbytur në një lumë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në kufirin midis qyteteve Montebelluna dhe Crocetta, në lokalitetin e Ciano, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve, ajo ishte larguar nga prindërit e saj dhe rryma e lumit e kishte rrëmbyer rreth 300 metra, ku edhe vogëlushja kishte ndërruar jetë.
Vogëlushen e kishte vërejtur një banore, e cila u zhyt në lumë dhe provoi ta shpëtonte, mirëpo tashmë ishte shumë vonë dhe 2-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe ekipi mjekësor si dhe karabinierët nga stacioni i Crocettas, ku edhe zjarrfikësit kishin ndërhyrë në këtë ngjarje, por tashmë ishte vonë.
Prokuroria Publike e Trevisos tashmë ka filluar hetimet lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Sipas medieve italiane, prindërit e dyvjeçares prej vitesh jetojnë në Itali dhe babai 21-vjeçar dhe nëna 20-vjeçe, e cila është amvise, tashmë janë marrë në pyetje nga ushtria dhe masat kundër tyre po shqyrtohen.
“Ne jemi në mbështetje të kësaj familjeje në një moment kaq të dhimbshëm”, tha kryebashkiaku i Crocettas, Marianella Tormena, për të komentuar atë që ndodhi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













