Integrimi
2 vajza turke fitojnë shtetësinë zvicerane, pa qenë kurrë në Zvicër
Sipas Gjykatës,Federale, njohja e gjuhës gjermane nga ana e tyre e plotëson kriterin e integrimit që kërkohet në rastin e natyralizimit të të huajve në Zvicër

Gjykata Federale e Zvicrës u ka dhënë të drejtë vajzave të një turku me shtetësi zvicerane që të fitojnë edhe ato këtë shtetësi, përkundër faktit se kurrë ndonjëherë nuk kanë jetuar në Zvicër. Fjala është për vajzat 15 dhe 16 vjeçe, që janë bijat jashtëmartesore të turkut.
Ai kishte ardhur në Zvicër në vitin 1988 dhe pasi kishte lidhur martesë me një shtetase zvicerane në Solothurn, kishte fituar në rrethana lehtësuese pasaportën e këtushme. Në periudhën rreth prishjes së kurorës me zviceranen ai ka bashkëjetuar me një turke, në Turqi, me të cilën i ka dy vajzat.
Ai pastaj ka kërkuar që në cilësinë e shtetasit zviceran, kjo shtetësi tu jepet edhe të bijave, pavarësisht se ato nuk jetonin në Zvicër dhe as nuk kishin qenë ndonjëherë këtu. I vetmi kusht që ato e përmbushnin në mënyrë relative ka qenë gjuha gjermane që ato e kanë mësuar në një shkollë private në Turqi.
Kantoni Solothurn pati refuzuar t`u jepte pasaportat zvicerane vajzave të turkut dhe kishin kërkua qëndrimin e Gjykatës Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend. Kjo e fundit me një vendim të marrë këto ditë ka hedhur poshtë vendimin e autoriteteve kantonale dhe ka vendosur që vajzave duhet tu jepet shtetësia e Zvicrës.
Sipas gjykatës, njohja e gjuhës gjermane nga ana e tyre e plotëson kriterin e integrimit që kërkohet në rastin e natyralizimit të të huajve në Zvicër.
Gjykata Federale ndërkaq e ka injoruar dyshimin e Solothurnit se turku mund ta ketë fituar shtetësinë zvicerane me mashtrim, respektivisht duke heshtur lidhjen e mundshme me gruan nga Turqia, me të cilën ka lindur fëmijët.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh