Sport
18 sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik për të Rinj
Në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019 që do të mbahet në Azerbajxhan gjatë dative 21-27 korrik, Kosova do të përfaqësohet me 18 sportistë të moshës 15-18 vjeçare.
Sportistët do ta përfaqësojnë Kosovën në pesë sporte të ndryshme: xhudo, atletikë, not, mundje dhe tenis, përcjell albinfo.ch.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se noti do të përfaqësohet me pesë sportistë, atletika do të përfaqësohet me katër garues, sikurse tenisi, ndërsa mundja me dy, kurse xhudo me tre.
Siç njofton KOK, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, u shpreh optimist se krahas sportit të xhudos, që ka krijuar traditë të sukseseve ndërkombëtare, në EYOF Baku 2019 presim suksese edhe nga sportet e tjera.
“Përgatitjet janë bërë shumë më herët nëpër federata, falë mbështetjes nga mjetet që gjeneron KOK-u. Nëse e shikojmë të kaluarën e sukseseve, nga xhudo kemi rezultatet më të mira edhe tek seniorët edhe tek kategoritë e reja, por që befasi e këndshme së fundi është medalja e artë e Muhamet Ramadanit nga kampionati ballkanik i atletikës, prandaj pritshmëritë për rezultate të mira janë edhe nga atletika, por që ne nuk do t’i bëjmë askujt presion. Ne kërkojmë sjellje të mirë dhe dhënien e maksimumit nga secili sportistë”, citohet të ketë thënë ai.
Për Kosovën, Festivali Olimpik Evropian Veror për të Rinj është i treti pas përfaqësimit në Tbilisi 2015 dhe Gyor 2017. Sipas KOK-ut, Baku 2019 është rasti i artë që Ekipi Olimpik i Kosovës të fitojë medaljen e parë, e cila i mungon vendit tonë në festivale të tilla.
Kjo është lista e Ekipit Olimpik të Kosovës për EYOF Baku 2019
Erza Muminoviq (xhudo)
Fationa Kasapi (xhudo)
Festim Beqiri (xhudo)
Muhamet Ramadani (atletikë)
Leon Thaqi (atletikë)
Albina Bojaxhiu (atletikë)
Diellza Selaci (atletikë)
Urim Qaili (mundje)
Njomëza Krasniqi (mundje)
Vigan Bytyqi (not)
Olt Kondirolli (not)
Hana Fejzullahu (not)
Jona Macula (not)
Elona Zhugolli (not)
Melos Nallbani (tenis)
Fresk Sylhasi (tenis)
Vesa Gjinaj (tenis)
Forta Morina (tenis)
Trajnerët:
Fatos Tabaku (xhudo)
Xhavit Tahiri (atletikë)
Ardian Hamiti (not)
Festim Ibrahimi (tenis)
Ziber Xhoni (mundje)
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












