Shkurt.ch
18.34 milionë të papunë në eurozonë
Shkalla e papunësisë në eurozonë ka mbetur stabile në shtator dhe është 11,5 për qind, njofton Zyra e Statistikave Eurostat.
Në shtator kanë qenë të regjistruar 18.34 milionë të papunë në eurozonë, apo 19 mijë më pak se në gusht dhe shtator të vitit të kaluar, kur shkalla e papunësisë ishte 12 për qind.
Kjo përqindje ndryshon në Gjermani dhe Austri, me normën më të ulët të papunësisë, me 5.0 dhe 5.1 për qind, ndërsa në Greqi dhe Spanjë më e larta me 26.7, respektivisht 24 për qind të papunë.
Situata u përkeqësua në Finlandë, ku shkalla e papunësisë u rrit nga 8.2 në 8,7 për qind dhe në Francë nga 10.3 -10.5 për qind.
Në gjithë Bashkimin Evropian papunësia është 10.1 për qind, që do të thotë 24.51 milionë të papunë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











