Kosova
171 raste të reja me COVID 19 në Kosovë
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se 190 persona janë shëruar, kurse 171 të tjerë janë infektuar me këtë virus.
Brenda 24 orëve janë raportuar edhe 13 vdekje nga COVID 19, përcjell albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
190 TË SHËRUAR DHE 171 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














