Shkurt.ch
17 vjet burgim për vrasjen e një prostitute në Cyrih
Në vendimin e saj të enjten, Gjykata kryesisht ka ndjekur mendimin e prokurorit, i cili kërkoi një dënim prej 18 vjetësh burgim
Ish-eksperti financiar, i cili e vrau një prostitutë polake, 25-vjeçare, në një dhomë të hotelit luksoz “Dolder Grand” në Cyrih në shtator të vitit 2014 ka marrë 17 vjet burgim. Gjykata e Rrethit të Cyrihut e shpalli atë fajtor për vrasje.
Personi, 49-vjeçar, ka kaluar tashmë tre vjet në paraburgim që prej arrestimit të tij. Atij i kanë mbetur edhe 14 vjet burgim dhe do t’i duhet t’i paguajë familjes kompensim një shumë prej 37.500 frangash për dëme morale.
Në vendimin e saj të enjten, Gjykata kryesisht ka ndjekur mendimin e prokurorit, i cili kërkoi një dënim prej 18 vjetësh burgim. Mbrojtja kishte pranuar vrasjen si një krim që ka ndodhur si pasojë e një marrëdhënie në ‘të nxehtit e veprimit’, transmeton albinfo.ch. Avokati i të akuzuarit kërkoi që dënimi i klientit të tij të mos kalojë dhjetë vjet e gjysmë.
Gjyqtarët nuk e kanë besuar versionin e paraqitur nga mbrojtja, ndërsa prokuroria është treguar më e bindshme. “Çdo gjë tregon se vrasja ishte e planifikuar, asgjë nuk tregon ndryshe”, ka thënë kryetari i trupit gjykues. I akuzuari “e dinte se çfarë ishte duke bërë. Ai ka vepruar pa ndenja”, ka pohuar gjykata.
Megalomania narcisoide e një maniaku
Dyzetvjeçari e ka vrarë gruan e re polake, sepse ajo donte të ndahej, edhe pse ai kishte rënë në dashuri, këmbënguli në shpjegime prokurori gjatë gjykimit. I pandehuri ka qenë në të njëjtën situatë dy vjet më parë, e dashura (po ashtu në prostitucion) e kishte lënë Zvicrën në maj 2012.
Ish-shefi për investime financiare në një fond të pensioneve në Aargau e humbi ekulibrin pas një lodhjeje të rëndë (Burnout), gjë që e bën të tërhiqet nga jeta aktive. Më pas, gjithë pasurinë e tij e harxhonte në prostitucion, duke i dhënë rolin vetës të një çlirimtari të prostitutave: ai i ftonte prostitutat në jetën e tij të rehatshme.
Për të shprehur megalomaninë e tij narcisoide, i akuzuari ka shpenzuar 25.000 franga në muaj, kryesisht në prostitucion. Ndërsa kishte humbur pothuajse gjithë paratë, ai u përpoq më kot për të pushtuar zemrën e viktimës së tij që për dhjetë muaj kishte pranuar të ketë marrëdhënie seksuale me të dhe të japë kohën e saj për një shpërblim me pagesë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









