Kosova
16-vjeçari kosovar, i prekur me koronavirus, pas ritestimit del negativ
16-vjeçari nga Podujeva që më parë rezultoi pozitiv për COVID-19, sot pas ritestimit del negativ
Është bërë e ditur se 10 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, nga 250 mostra të testuara. Tre prej tyre kanë qenë nga komuna e Podujevës, ku mbrëmë janë testuar për COVID-19, por që të gjithë kanë dalë negativë.
“Mbrëmë kanë qenë tre qytetarë nga Podujeva, të tri rastet kanë qenë negativë”, ka deklaruar për Llapi.info Bedrie Rama, epidemiologe në QKMF-në e Podujevës.
Epidemiologia Rama ka deklaruar se personi (16-vjeçar) nga fshati Llapashticë e Poshtme, i cili dje është thënë se ka rezultuar pozitiv, sot pas ritestimit ka dalë negativ.
“Një rast që ia vlen të përmendet, të cilit i është përsëritur testi. Mbrëmë në orët e vona kemi marrë konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se një person nga Podujeva është pozitiv me COVID-19, mirëpo familja e tij ka bërë kërkesë që t’i përsëritet testi për shkak se kanë qenë të shqetësuar se ai s’ka pasur kontakte me rastet që kanë qenë të infektuar dhe u është pranuar kërkesa, i është përsëritur testi edhe ka rezultuar negativ. Pra, tre raste negative kanë rezultuar sot, si dhe rasti pozitiv i djeshit nga Llapashtica sot po ashtu ka dalë negativ”, ka thënë tutje Rama.
Pas rasteve me koronavirus nga Podujeva, Rama ka theksuar se është duke u bërë një listë për rastet kontakte për t’u testuar.
“Nuk është bërë sot ndonjë testim të familjarëve, jemi duke hulumtuar rastet e kontakteve dhe jemi duke formuar listën”, ka thënë ajo.
Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja pozitive me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















