Shkurt.ch

16 vjeç, me patentë shoferi

Të rinjtë nga mosha 16-vjeçare do të mund të pajisen me patentë shoferi. Janë vetëm plane këto të Zyrës Federale të Rrugëve

Nëse bëhet realitet, atëherë të rinjtë e kësaj moshe do të kenë disa kufizime: ata mund të vozisin vetëm automjetet në shoqërim të një të rrituri që ka përvojë të vozitjes së paku 3 vjet dhe që nuk ka shkaktuar asnjë aksident.

Lajmin e ka bërë të ditur “NZZ am Sonntag”, e cila ka mësuar për planet e Zyrës Federale të Rrugëve.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se mosha për të cilën bëhet fjalë është shumë e re që të ulen para timonit. Po ashtu, nëse do të zyrtarizohet një plan i tillë, së paku 40 mijë të rinj më shumë në vit do t’i kemi në rrugët e Zvicrës, duke rritur edhe rrezikun e aksidenteve.