Integrimi
19 kandidatë shqiptarë për zgjedhjet në Gjenevë
Kandidatët shqiptarozviceranë janë të shpërndarë në shumicën e komunave dhe në pothuaj të gjitha partitë
Sot në qytetin e Gjenevës dhe në komunat tjera të Kantonit po mbahen zgjedhjet për qeveritë dhe për asambletë komunale përkatëse.
Në këto zgjedhje, sa i përket garës për asamble, po marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Është për t`u theksuar se kandidatët shqiptarozviceranë janë të shpërndarë në shumë nga komunat dhe në pothuaj të gjitha partitë.
albinfo.ch ka përcjellë në vazhdimësi kandidimin e shqiptarozviceranëve për zgedhjet e Gjenevës dhe me disa prej tyre ka zhvilluar edhe intervista në të cilat ata kanë shpalosur vizionin e tyre politik.
Kështu, për Partinë e Gjelbër (Les Verts) kandidojnë: Magbule Topallaj (Gjenevë) Arta Kryeziu-Osmani (Meyrin ), Hanumsha Qerkini (Gjenevë ), Mevlide Malaj (Meyrin ) dhe Granit Metushi (Vernier ). Për Partinë Socialdemokrate (PS) në garë kanë hyrë: Gëzim Ilazi (Vernier), Rexhai Xheladini (Vernier), Ismet Kurteshi (Onex), Valdete Sopi-Abdullahu (Vernier), Leutrim Hebibi (Vernier), Hysri Halimi (Meyrin). Për Partinë Demokristiane (PDC) ka po ashtu një numër kandidatësh, si: Sami Gashi (Gjenevë), Uran Shabani (Lancy), Muharrem Ahmeti (Vernier) dhe Mentor Shala (Vernier). Ndërsa Rabije Veseli është e vetmja shqiptare që kandidon për lëvizjen qytetare të djathtë MCD, për komunën Vernier.
Rezultatet e para do të bëhen të ditura në orët e pasdites dhe albinfo.ch do të ju mbajë të informuar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













