Integrimi
1500 kosovarë marrin pasaportat gjermane
Më së shumti pasaporta gjermane gjatë periudhës njëvjeçare kanë marrë shtetasit turq, gjegjësisht 4500 sish. Në vendin e dytë janë shtetasit kosovarë, gjithsej 1500 sish
Në landin gjerman Baden Württemberg gjatë vitit të kaluar kanë marrë shtetësinë gjermane 16.400 të huaj nga 145 nacionalitete. Me këtë numër, është shënuar rritje për të katërtin vit me radhë, ka njoftuar kryetarja e Entit të Statistikave të landit, Carmina Brenner në Stuttgart.
Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh i personave që kanë marrë pasaportat gjermane gjatë periudhës njëvjeçare kanë qenë turq, gjegjësisht 4500 sish. Në vendin e dytë për nga pajisja me shtetësinë e Gjermanisë janë shtetasit kosovarë, që janë gjithsej 1500 dhe pas tyre vinë grekët me rreth 1000, njofton agjencia gea.de
Afërsisht gjysma e të natyralizuarve kanë pasur mundësi ta mbajnë ehde shtetësinë e deritashme. Por, më shumë se 90 për qind e turqve nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë. Ata, për tu bërë shtetas gjermanë kanë qenë të detyruar ta dorëzojnë shtetësinë turke.
Aktualisht, fëmijët e rritur në Gjermani të prindërve të huaj duhet që në mes të moshës 18 dhe 23 vjeçare të vendosin nëse duan të mbajnë pasaportën e vendit nga vinë prindërit ose të marrin pasaportën gjermane. Në rast se vendosin ta mbajnë pasaportën e prejardhjes atëherë e humbin atë gjermane.
Për të lehtësuar gjendjen në këtë pikë, qeveria e majtë në landin Baden Württemberg do të nisë më 7 qershor një iniciativë në Parlamentin Federal për të mundësuar pasjen e disa shtetësive njëkohësisht.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











